Aktualitet

Me kallashnikov dhe kanabis, arrestohet 17-vjeçari në Malësi të Madhe

Po ashtu është poceduar penalisht një 16-vjeçar.

21 Shkurt 2024, 10:55 Nga M.B
Me kallashnikov dhe kanabis, arrestohet 17-vjeçari në Malësi
Foto ilustruese

MALËSIA E MADHE- Një 17-vjeçar në Malësi të Madhe është arrestuar pasi posedonte armë dhe lëndë narkotike. Po ashtu është poceduar penalisht një 16-vjeçar. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, municion luftarak, 1 maskë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa. 

Njoftimi:

Shkodër

Vijon megaoperacioni policor i koduar "Sundimi i ligjit", për goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre. Malësi e Madhe/Posedonin armë, lëndë narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme, arrestohet një 17-vjeçar dhe procedohet penalisht një 16-vjeçar.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, municion luftarak, 1 maskë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

malesia e madhe arme droge

Sondazh

Poll