Aktualitet

Kanosi për gjakmarrje në person, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

Ky i fundit rreth 10 vjet më parë ka qenë i përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e vëllait të të arrestuarit.

21 Shkurt 2024, 10:47 Nga r.ll
Kanosi për gjakmarrje në person, arrestohet 42-vjeçari në
foto ilustruese

SHKODËR- Një 42-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi ka kanosur për gjakmarrje një 57-vjeçar.

Ky i fundit rreth 10 vjet më parë ka qenë i përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e vëllait të të arrestuarit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e policisë në Shkodër arrestuan dhe shtetasin E. B., 42 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka kanosur për gjakmarrje, një 57-vjeçar që rreth 10 vjet më parë ka qenë i përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e vëllait të shtetasit E. B.

policia e shkodres

Sondazh

Poll