Aktualitet

Gjendet sasi eksplozivi në një biznes në Sarandë, policia rrethon zonën

Pranë vendit të ngjarjes ndodhen zyrat e OSHEE, një shkollë publike dhe një private.

21 Shkurt 2024, 09:16 Nga r.ll
Gjendet sasi eksplozivi në një biznes në Sarandë, policia
eksplozivi

SARANDË- Mëngjesin e sotëm në Sarandë është gjetur në portën e një biznesi një sasi lënde eksplozivi e paplasur. 

Policia ka rrethuar menjëherë vendin e ngjarjes në lagjen nr.2 dhe pritet ardhja e eksperteve anti-eksploziv. Pranë vendit të ngjarjes ndodhen zyrat e OSHEE, një shkollë publike dhe një private.

Dyqani ku është vendosur lënda eksplozive shërben për shitjen e luleve dhe zbukurimeve për festa, në pronësi të familjarit të një avokati ne Sarande.

sarande

Sondazh

Poll