Aktualitet

Nën hetim për shpërdorim detyre, pezullohet nga detyra drejtori i Kadastrës në Lezhë (EMRI)

Të dy zyrtarët e Kadastrës akuzohen se kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin në kundërshtim me ligjin.

21 Shkurt 2024, 08:55 Nga r.ll
Nën hetim për shpërdorim detyre, pezullohet nga detyra drejtori i
kadastra ne lezhe

LEZHË- Drejtori i Agjencisë së Kadastrës në Lezhë, Gentian Malotaj është pezulluar nga detyra. Ai është nën hetim nga Prokuroria e Lezhës për shpërdorim detyre. Bashkë me kreun e Kadastrës është pezulluar nga detyra dhe përgjegjësi i legalizimeve Artur Shabaku.

Të dy zyrtarët e Kadastrës akuzohen se kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin në kundërshtim me ligjin. Mësohet se në kuadër të hetimit për shpërdorim detyre prokuroria Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkese që është miratuar nga Gjykata e Lezhës. 

Vendimi i pezullimit është ankimuar në gjykatën e Apelit Tirane, ndërsa pak ditë me parë u pezulluan dhe 11 punonjës pasi akuzohen për moszbatimin e një vendimi gjykate për mos kthimin në shtet të një sipërfaqe toke të tjetërsuar në zonën e Ranës e së Hedhur në Shëngjin.

gentian malotaj artur shabaku

Sondazh

Poll