Aktualitet

Sasi eksplozivi në Sarandë, policia jep DETAJE: Ishte vënë në derën e dyqanit të një avokati (EMRI)

Autori që mos të fiksohej nga kamerat, pasi para vendosjes së lëndës plasëse ka ulur automatin me qëllim që të mos kapej nga kamerat. Më pas ai ka vendosur lëndën plasëse dhe është larguar.

21 Shkurt 2024, 09:36 Nga r.ll
Sasi eksplozivi në Sarandë, policia jep DETAJE: Ishte vënë
eksplozivi i gjetur

SARANDË- Policia ka reaguar lidhur me sasinë e eksplozivit të gjetur mëngjesin e sotëm në një biznes në Sarandë.  Sipas policisë eksplozivi i paplasur është gjetur në lagjen nr. 2, Sarandë, në derën e jashtme të një dyqani.

Biznesi për shitje të dekoreve për festa dhe të luleve, ishte në pronës të avokatit Ilia Thanasi, ish-kryetar i Komunës Aliko.

Autori që mos të fiksohej nga kamerat, pasi para vendosjes së lëndës plasëse ka ulur automatin me qëllim që të mos kapej nga kamerat. Më pas ai ka vendosur lëndën plasëse dhe është larguar. Por, duket se plani nuk i ka shkuar siç duhet, pasi tritoli nuk ka shpërthyer. Në foton më poshtë dallohet që fitili është ndezur, por lënda plasëse nuk ka shpërthyer. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, rreth orës 08:20, në lagjen nr. 2, Sarandë, në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit I. Th., është konstatuar një kallëp me lëndë të dyshuar plasëse.


Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

eksploziv sarande

Sondazh

Poll