Sport

Guardiola zbulon "javën tepër të vështirë" të Haaland: "Nuk është e lehtë për një qenie njerëzore"

"E kuptova më vonë, por ai nuk tha asgjë për vdekjen e gjyshes së tij. Ne folëm për atë se si ndihet, sigurisht edhe për babain e tij,"- shpjegoi trajneri pas ndeshjes kundër Brentford.

21 Shkurt 2024, 10:00 Nga DOSJA

Guardiola zbulon "javën tepër të vështirë"

ANGLI - Haaland ishte vendimtar në fitoren e Manchester Cityt ndaj Brentford. Një fitore që erdhi pas një goli të sulmuesit norvegjez, që e vendos skuadrën e Guardiolës një pikë pas epërsisë së Liverpoolit në Premier League.

Në fund të ndeshjes, Pep mbrojti Haaland, i cili kishte humbur disa nga objektivat e tij në ndeshjet e fundit. “Golashënuesit dhe sulmuesit e mëdhenj shënojnë shumë gola, mos i kritikoni, sepse do t'ju mbyllin gojën. Herët a vonë ai është gjithmonë aty”,- tha trajneri duke iu referuar Erlingut.

Guardiola zbulon "javën tepër të vështirë"

Guardiola shpjegoi gjithashtu se norvegjezi nuk është në formën e tij më të mirë, pas rikuperimit nga një dëmtim, pasi sapo ka marrë një goditje të fortë morale. "Ai ka qenë jashtë për dy muaj, javën e kaluar pati një javë tepër të vështirë: humbi gjyshen, nuk është e lehtë për njeriun. Nuk është në formën e tij më të mirë, është normale me dy muaj mungesë,"- shpjegoi Pep.

"Ne folëm për momentin (dhimbjen e Haaland) dhe e kuptova më vonë, pasi ai nuk tha asgjë për vdekjen e gjyshes së tij. Ne folëm për atë se si ndihet, sigurisht për babain e tij,"- vazhdoi Guardiola.

Më i fokusuar tek ndeshja, Pep e analizoi duelin: "Në këtë lloj ndeshjeje si ajo kundër Brentfordit, ju duhet Erling. Sot ne nuk mund ta përdornim Kevinin, sepse ai kishte një siklet në muskul dhe nuk donte të rrezikonte. Stones dhe Akanji ishin të shkëlqyer sot."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll