Sport

BBC zbulon se sa do të paguhet Mbappe, bëhet fjalë për 150 milionë euro!

Shuma e mësipërme do të paguhet në një periudhë pesëvjeçare (nga 30 milionë euro) dhe kjo ka qenë edhe arsyeja që ai pranoi të “ulte” pagën vjetore në 15 milionë euro, nga 40 milionë euro që merrte në Paris.

21 Shkurt 2024, 00:29 Nga DOSJA
BBC zbulon se sa do të paguhet Mbappe, bëhet fjalë për 150

SPANJE - Transferimi i dekadës, me “lëvizjen” e Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain te Real Madrid, si lojtar i lirë verën e ardhshme, tashmë është kompletuar me “merengët” që kanë në dorë parakontratën e nënshkruar që do e bëjnë superyllin francez rezident në Madrid deri në qershor të vitit 2029.

Ata dalëngadalë kanë filluar të shohin konkretizimin e marrëveshjes... gjithnjë e më në shumë detaje rreth anës financiare të transferimit të madh, me BBC që zbulon se Reali ka pranuar të paguajë Mbappenpër ta paguar deri në 150 milionë euro si bonus nënshkrimi, më i madhi ndonjëherë në futbollin botëror.

Shuma e mësipërme do të paguhet në një periudhë pesëvjeçare (nga 30 milionë euro) dhe kjo ka qenë edhe arsyeja që ai pranoi të “ulte” pagën vjetore në 15 milionë euro, nga 40 milionë euro që merrte në Paris.

Detaji tjetër shumë i rëndësishëm që nxjerr në pah mediat britanike është se marrëveshja e Mbappes me Real Madridin do të shpallet zyrtarisht, kur në një moment në javët në vijim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll