Sport

VIDEO / Interi ia del të marrë një fitore shprese përballë Atleticos! PSV - Borussia Dortmund ndajnë pikët...

Arnautoviç ishte autori i golit të vetëm për zikaltrit, ndërkohë që PSV-Dortmund u mbyll në barazim 1-1.

20 Shkurt 2024, 22:57 Nga DOSJA
VIDEO / Interi ia del të marrë një fitore shprese

ITALI - Interi është edhe më pranë kualifikimit për në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve, falë fitores në ndeshjen e parë të fazes së 16-tshes përballë Altetico Madridit në “San Siro”, 1-0.

Ka qenë një ndeshje e luftuar ky takim i parë mes dy prej skuadrave me pretendime të larta për të avancuar në Champions League dhe pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura 0-0.

Në të dytën zikaltrit ishin më kërkues për të gjetur golin në këtë ndeshje që luhej në shtëpinë e tyre dhe ia dolën. Në minutën e 79-të një asist i Lautaro Martinez për Arnautoviç, solli golin e vetëm të ndeshjes, por që mjafton për ta çuar nënkampionen e Europës në takimin e dytë në Madrid me një avantazh edhe pse minimal.

Një fitore që pak është për të menduar kualifikimin e sigurtë për në raundin tjetër duke ditur nivelin e kundërshtarit i cili në takimin e kthimit do t’i presë në Spanjë.

Ndërkohë PSV-Borussia Dortmund nuk shkoi më tepër se një barazim 1-1. Një rezultat që nuk do të thotë më asnjë avantazh për ndeshjen e kthimit, duke qenë se ka ndryshuar vlerësimi i golit në fushë kundërshtare.

Dortmundi kaloi i pari në avantazh në minutën e 24-t me Malen, por në pjesën e dytë De Jong, saktësisht në minutën e 56-të ia doli që nëpërmjet një penalltie të barazojë shifrat.

Edhe në këtë ndeshje gjithçka mbetet e hapur për takimin e kthimit për të përcaktuar skuadrën që kualifikohet për në 8-tshe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll