Sport

Sir Jim Ratcliffe blen zyrtarisht një “copëz” të Manchester United…

Jim Ratcliffe, miliarderi anglez pronar i grupit INEOS, merr zyrtarisht një pjesë të Manchester United.

21 Shkurt 2024, 08:30 Nga DOSJA

Sir Jim Ratcliffe blen zyrtarisht një “copëz” të

ANGLI - Ka muaj që është në gatishmëri dhe tashmë është zyrtare, Glazers po i shesin një pjesë të Manchester United miliarderit anglez Jim Ratcliffe, pronar i grupit INEOS, gjithashtu në krye të OGC Nice. 

“Djajtë e Kuq” komunikuan këtë të martë për marrjen e skuadrës në masën 27.7%, ndërsa prisen ta japin në posedim të plotë në muajt në vijim.

“Të bëhesh pjesë pronar i Manchester United është një nder i madh dhe vjen me përgjegjësi të madhe. Kjo shënon përfundimin e transaksionit, por është vetëm fillimi i rrugëtimit tonë për ta kthyer Manchester Unitedin në majat e futbollit anglez, evropian dhe global, me ambiente të klasit botëror për tifozët tanë.

Puna për arritjen e këtyre objektivave do të përshpejtohet nga sot”, thuhet në deklaratë. Ratcliffe zotëron vetëm 27.7% të klubit, por ai ka kontroll mbi strukturën sportive.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll