Sport

Klopp i frikësohet dëmtimit të Diogo Jotas: “Mungesë që mund të numërohet me muaj!”

Goditur në gjurin e majtë të shtunën në ndeshjen e Liverpool kundër Brentford (4-1), Diogo Jota duhet të humbasë disa muaj garë, njoftoi trajneri i tij Jürgen Klopp në një konferencë për shtyp.

20 Shkurt 2024, 20:27 Nga DOSJA

Klopp i frikësohet dëmtimit të Diogo Jotas: “Mungesë

ANGLI - Mungesa e Diogo Jota, i dëmtuar në gjurin e majtë në ndeshjen e Liverpool-it kundër Brentford këtë fundjavë (4-1), duhet të llogaritet me "muaj" dhe jo me javë.

Kështu deklaroi trajneri i tij Jurgen Klopp këtë të martë në një konferencë për shtyp, pa mundur të ishte i saktë për kohëzgjatjen e padisponueshmërisë së sulmuesit të tij.

Paqartësia mbetet edhe në lidhje me gjendjen shëndetësore të Curtis Jones dhe Darwin Nunez, të dy të larguar para kohe nga ndeshja këtë të shtunë. 

Përveç portugezit, këtë të mërkurë kundër Lutonit do të mungojnë edhe Alisson Becker, Trent Alexander-Arnold dhe Dominik Szoboszlai, bëri të ditur tekniku gjerman.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll