Sport

Shumë i mërzitur, mesfushori holandez Frenkie de Jong sulmon median: "Pse shkruani gënjeshtra? Nuk ju vjen turp!"

Frenkie de Jong ishte veçanërisht i zemëruar me gazetarët në konferencën për shtyp. Lojtari i Barçës akuzon mediat për përhapjen e gënjeshtrave, veçanërisht për pagën dhe situatën e tij në klub.

21 Shkurt 2024, 09:00 Nga DOSJA

Shumë i mërzitur, mesfushori holandez Frenkie de Jong sulmon median:

ITALI - Bashkë me trajnerin Xavi, në konferencën për shtyp para ndeshjes së parë 1/16 të Champions League ndaj Napolit në “Maradona” (21:00), ishte edhe mesfushori Frenkie De Jong.

Holandezi i Barçës u shpreh tepër i indinjuar me gazetarët dhe nuk e rrudhi gojën ndaj tyre: “Kam qenë pak i irrituar kohët e fundit. Madje jam pak i inatosur me këto që shkruani, shtypi në përgjithësi. Shumë gjëra që dalin nuk janë të vërteta. 

Nuk e kuptoj pse disa prej jush thonë gjëra që nuk janë të vërteta, që janë gënjeshtra. Dhe nuk ju vjen as pak turp ta thoni. Dhe kjo më shqetëson pak. E vërteta është që, për shembull, ju flisni shumë për kontratën time, situatën time, domethënë rrogën time.

Është gjithashtu shumë tym, shumë gënjeshtra. Ju thoni që unë fitoj rreth 40 milionë euro, por e vërteta është se është shumë larg asaj që fitoj në fakt. Nuk do të jap asnjë numër apo asgjë, por disa nga ju shpikën një histori që nuk është e vërtetë. 

Jam shumë i lumtur këtu, e kam thënë gjithmonë, është klubi i ëndrrave të mia. Kështu që shpresoj të vazhdoj të luaj për Barçën për shumë vite,”- deklaroi i indinjuar holandezi De Jong.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll