Politike

Protesta e opozitës kthen "sytë" e mediave ndërkombëtare nga Shqipëria: Mijëra shqiptarë në shesh kundër korrupsionit

Kjo protestë ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare të cilat kanë raportuar rreth tubimit i cili u mbajt në Tiranë.

20 Shkurt 2024, 21:56 Nga N.F
Protesta e opozitës kthen "sytë" e mediave
Protesta e opozitës

TIRANË- Pas diten e sotme opozita zhvilloi një protestë pranë kryeministrisë. Protestë e cila grymbulloj mbështeëtës të opozitës nga gjithë Shqipëria duke mbushur plot bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Kjo protestë ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare të cilat kanë raportuar rreth tubimit i cili u mbajt në Tiranë.

Associated Press shkruan se mijëra persona kanë dalë në protestë, kundër korrupsionit qeveritar e cila përfundoi paqësisht. Më tej AP shkrun se kjo protestë shënoi 33 vjet nga rrëzimi i statujës kryesore të diktatorit të ndjerë komunist të vendit, Enver Hoxha. Gjithashtu një shkrim i ka dedikuar edhe Uashington Post protestës ku shkrujanë se mijëra shqiptarë dolën në shesh për të protestuar kundër korrupsionit. Më tej ata raportojnë se protestuesit hodhën gurë dhe flakadanë ndaj policëve si dhe disa persona rrëzuan kordonin e policisë.

Media ndërkombëtare Abc News gjithashtu shprehet se në Shqipëri, partitë opozitare u ankuan për korrupsionin qeveritar. Ata më tej shkruajnë se protesta e së martës tregoi gjithashtu mbështetje për ish-kryeministrin dhe liderin aktual të opozitës Sali Berisha.

protesta e opozites

Sondazh

Poll