Politike

"Protesta hoqi çdo dyshim kush i ka simbolet e PD-së"/ Bardhi pas protestës: Ne jemi opozitarë dhe nuk do heqim dorë

Bardhi tha se i bën thirrje gjykatës që të mos zvarrisë më çështjen e vulës së PD-së. Ndër të tjera tha se turi me qytetarët do të vijojë edhe në mënyrë më intensive me ekip më të gjerë.

20 Shkurt 2024, 20:01 Nga h.k
"Protesta hoqi çdo dyshim kush i ka simbolet e PD-së"/
Foto ilustruese

TIRANË-Gazment Bardhi ka folur për mediat nga selia e PD-së, pas përfundimit të protestës. Ai theksoi se tashmë nuk ka më dyshim se cili grupim përfaqëson Partinë Demokratike.

Bardhi tha se i bën thirrje gjykatës që të mos zvarrisë më çështjen e vulës së PD-së. Ndër të tjera tha se turi me qytetarët do të vijojë edhe në mënyrë më intensive me ekip më të gjerë.

Bardhi: Edhe unë dua t'i shpreh mirënjohjen e madhe qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë. Është përgjegjësi e çdo deputeti dhe çdo demokrati. Ne jemi opozitarë dhe nuk do heqim dorë nga opozita. Ne do ta bëjmë PD-në një alternativë qeverisëse. Nuk jemi kurrë të gatshëm që përgjegjësitë kushtetuese, tja cojmë Edi Ramës. Ata që ishin në shesh na kanë sjellë ne këtu dhe ne u përgjigjemi vetëm tyre. 

Nuk ka më dyshim kush i gëzon simbolet e Partisë Demokratike. I bëj thirrje Gjykatës së Lartë të zbardhet vendimi dhe Gjykatës së Apelit të japi sa më shpejtë vendimin. 

gazment bardhi

Sondazh

Poll