Politike

VIDEO/ Përfundon protesta e Opozitës, policia arreston disa persona

Protesta fillimisht ka qenë e qetë, por në fund ka pasur disa perplasje mes qytetarëve dhe policisë.

20 Shkurt 2024, 19:51 Nga I.A
VIDEO/  Përfundon protesta e Opozitës, policia arreston disa persona
Pamje nga arrestimet

TIRANË- Protesta e opozitës ka përfunduar pas më shumë se 2 orësh që nga nisja e saj. Fillimisht kanë qenë deputetët dhe organizatorët e protestës që janë larguar nga protesta në drejtim të selisë blu.

Më pas dhe qytetarët janë shpërndarë për në rrethet e tyre. Protesta fillimisht ka qenë e qetë, por në fund ka pasur disa perplasje mes qytetarëve dhe policisë. Disa protestues kanë hedhur kokteil molotov dhe flakadanë drejt kryeministrisë, ndërkohë që policia i ka arrestuar.

 

protesta e opozitës 20 shkurt 2024

Sondazh

Poll