Politike

"Kemi çuar në çdo shtëpi dritën e shpresës", Salianji: Sot kemi dhënë përgjigje me bashkim

Gjatë fjalës së tij Salianji u shpreh se kjo protestë i ka treguar regjimit se kanë çuar në çdo shtëpi dritën e shpresës. 

20 Shkurt 2024, 19:47 Nga N.F
"Kemi çuar në çdo shtëpi dritën e
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka mbajtur një fjalim para mbështetësve të cilët u mblodhën para bulevardit "Dëshmorët e Kombit" për rikthimit të demokracisë në vend. Gjatë fjalës së tij Salianji u shpreh se kjo protestë i ka treguar regjimit se kanë çuar në çdo shtëpi dritën e shpresës. 

Ai më tej shtoi se Rama nuk ka miq e aleatë dhe se e vetmja gjë që e mban në pushtet është indiferenca, mpirja e njerëve, frika dhe përcarja e opozitës.

“Sot nga kjo protestë i kemi treguar regjimit dhe kemi çuar në çdo shtëpi dritën e shpresës. Për Shqipërinë keni bërë më shumë se në 10 vite ka bërë çdo institucion. Pas rënies së regjimit komunist, pas rënies së diktuarës, askush nuk e kishte menduar se do duhej të mblidheshim prapë. Rilindja e Edi Ramës na mësoi se s’mund t’i marrim të mirëqenia normat europiane.

Sot kemi arritur në ditën ku intelektuali u zëvendësua me të fortin e zonës për t’i siguruar vota. Mbërritëm në ditën ku vetëm Shqipëria dhe Serbia e Vuçiçit nuk bëjnë zgjehdje të ndershme. Erdhën në kohën kur kryeministri ka bashkëpunëtorët në burg për korrupsion dhe vetë shfaqet si të jetë i pastër dhe pa asnjë mëkat.

Të dashur miq, ky kryeministër nuk ka miq, aleatë e partner, sepse nuk mund të pranojë një shtetar si ky. E vetmja gjë që e mban në pushtet është indiferenca, mpirja e njerëzve, frika dhe përçarja për të cilën sot i kemi dhënë përgjigje me bashkim”, tha Salianji.

ervin salianji opozita ne proteste

Sondazh

Poll