Sport

Kupa e Shqipërise / Partizani fiton ndaj Kukësit dhe sheh gjysmëfinalen!

Sfida nisi me probleme për të kuqtë, pasi Xhuliano Skuka u largua nga fusha e lojës me barelë që në minutën e 19-të.

20 Shkurt 2024, 16:34 Nga DOSJA
Kupa e Shqipërise / Partizani fiton ndaj Kukësit dhe sheh

KUKES - Partizani pranë kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Kampionët në fuqi të Superiores fituan me rezultat minimal 1-0 ndaj Kukësit në transfertë në përballjen e parë çerekfinale, duke marrë një bonus në madh për takimin e kthimit, që do të zhvillohet në kryeqytet.

Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi një ish, si Gjelbrim Taipi, që nuk e pati të vështirë ta shtynte topin drejt rrjetës.

Sfida nisi me probleme për të kuqtë, pasi Xhuliano Skuka u largua nga fusha e lojës me barelë që në minutën e 19-të.

Partizani, gjithsesi, e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 43-të, teksa Tedi Cara dhuroi një asist të pastër për Gjelbrim Tapin, me këtë të fundit që e kishte të lehtë me portën e boshatisur. Në orën 17:00 do të luhet takimi tjetër çerekfinal mes Teutës dhe Tiranës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll