Aktualitet

Ngritja e Gjykatës së Lartë/ KLGJ-ja cakton 4 relatorë për kandidatët, pritet pikëzimi i tyre (EMRAT)

13 Nëntor 2019, 12:39 Nga DOSJA
Ngritja e Gjykatës së Lartë/ KLGJ-ja cakton 4 relatorë

Tiranë- Ditën e sotme  Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka caktuar 4 relatorët për  vlerësimin e 3 kandidatëve juristë jashtë  sistemit gjyqësor për Gjykatën e Lartë.

Në seancën e sotme, anëtarët e KLGJ miratuan si relatorët për vlerësimin e 3 kandidatëve për GJL: Marçela Shehun, Ilir Toskën, Alban Toron dhe Dritan Hallunaj.  Pas pikëzimit të secilit kandidat, do të bëhet edhe renditja në listë, ndërkohë që kandidati i renditur i pari do t’i dërgohet Presidentit të Republikës për dekretim.

Kandidatët në garë janë Ilir Panda, Ervin Pupe dhe Sokol Sadushi.

Në mbledhjen e sotme u vendos:

1- “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Ervin Pupe”, relatore Marçela Shehu.

2- “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Ilir Panda”, relator Alban Toro;

3-“Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Sokol Sadushi”, relator  Dritan Hallunaj.
Alban Toro.

4- ”Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin e gjyqtarëve pranë Gjykatës së Lartë”, relator Ilir Toska (për 3 vendet vakante).

Ditën e djeshme, KLGJ kualifikikoi si kandidatë nga radhët jashtë sistemit gjyqësor për 3 vendet vakante të Gjykatës së Lartë: Ervin Pupe, (Drejtues i Dhomës së Avokatisë), Ilir Pandën- (Ministër i Drejtësisë në vitet 1999-2000 dhe nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitet 2003-2007) dhe

Sokol Sadushin (Drejtor i Shkollës së Magjistraturës).

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e lartë klgj gjykata e lartë klgj

Sondazh

Poll