Aktualitet

“Iu dorëzuam qejfit, të bukurës që na kishte munguar, alkool, drita të kuqe…”/ Sokol Balla tregon udhëtimin me Musta

13 Nëntor 2019, 12:12 Nga DOSJA
“Iu dorëzuam qejfit, të bukurës që na kishte munguar,

Tiranë- Sokol Balla ka treguar detaje nga udhëtimet e tij të mëparshme me Mustafa  Nanon në 1994 në Budapest.

Në parathënin e librit të Nanos, “Si e kam njohur…”Balla tregon historinë e qejfit dhe harbimit në Budapest bashkë me gazetarin Nano, në rrugën e “Dritave të Kuqe”.

Ai rrëfen eksperienën me të bukurën e munguar, me dritat e kuqe.

Kujton Sokol Balla:

Natën e fundit, atëherë kur e kuptuam se kthimi ishte afër, të dy u cliruam nga gardhet e mosnjohjes, dhe ramë dakord t’I lëshoheshim qefit. Hoteli ynë, nuk e di pse për ç’trill të rastit, ishte në rrugët e ndezura nga dritat, alkoli dhe mëkati në Buda, një nga pjesët e kryeqytetit, ku kishim katër ditë që kalonim dhe mezi mbanim qafën të mos kthehej instiktivisht drejt të bukurës së munguar prej dekadash në trurin tonë. Por atë natë të fundit, Muçi u dorëzua. Afër një klubi nate, nga ku jo thellë derës shquheshin dy femra u kthye dhe më tha: “Futemi”. Kishte në zërin e Muçit një ton urdhërues, që imponohej nga mosha, por ndjeva edhe tingullin përgjërues të adoleshentit të përjetshëm Brenda tij, që thuajse lutej në formë pyetëse që mos ta lija vetëm në tundimin e tij mëkator dhe natyral. Unë isha 20 vjec. Ai ishte 35. Orët, alkoli, kërcimi dhe gjithcka ndodhi atje. Brenda nuk mund të tregohet. Pashë aty Muçin tjetër, ndoshta të vërtetin, që përdorte dhunshëm dozat pafund të lirisë së ndrydhur prej dekadash në trurin e tij…

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mustafa nano sokol balla mustafa nano sokol balla

Sondazh

Poll