Politike

Opozita në protestë në Tiranë, Rama vizitë zyrtare në Turqi, zbardhet axhenda

Mësohet se ndalesa e parë e Ramës do të jetë në Anitkabir, Mauzoleumin e Mustafa Kemal Atatürkut.

20 Shkurt 2024, 09:50 Nga M.B
Opozita në protestë në Tiranë, Rama vizitë zyrtare
Edi Rama dhe Recep Tayyip Erdogan

TURQIA- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Turqi, në të njëjtën ditë kur opozita ka planifikuar zhvillimin e protestës. Së bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar do të jenë dhe  Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku; Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani; Ministri i Mbrojtjes  Niko Peleshi; Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj; Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu; Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu si dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Mësohet se ndalesa e parë e Ramës do të jetë në Anitkabir, Mauzoleumin e Mustafa Kemal Atatürkut. Më pas ai do të pritet me ceremoni zyratre nga presidenti turk, Recep Tayyip Ergogan në Presidencë. Rama dhe Erdogan do të zhvillojnë një takim bilateral mes tyre, e më pas do të drejtojnë Mbledhjen e Bashkëpunimit të Nivelit të lartë midis dy vendeve, me pjesëmarrjen edhe të disa prej ministrave të kabineteve qeveritare respektive.

Në nisje të mbledhjes Kryeministri Rama do të adresohet me një fjalë. Në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë do të nënshkruhen në vijim disa marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi dypalëshe në fushën e mjedisit, mbrojtjes, të medias dhe komunikimit, etj. Në përfundim të vizitës, Rama dhe Erdogan do të komunikojnë për median deklaratën e përbashkët për shtyp.

edi rama erdogan

Sondazh

Poll