Politike

"A ka nevojë PD për lidership të ri?" Bardhi: E gjithë çështja tani është që të ecim të bashkuar përballë Edi Ramës

Bardhi ka folur në Open në News 24 se betejën për lidershipin e ri e ka humbur dhe se synimi në këto momente është që demokratët të jenë të bashkuar përballë Edi Ramës.

19 Shkurt 2024, 22:04 Nga h.k
"A ka nevojë PD për lidership të ri?" Bardhi: E
Foto ilustruese

TIRANË-Gazment Bardhi, Kryetari i Grupit Parlamentar PD në një intervistë për mediat u është përgjigjur pyetjeve në lidhje me lidershipin e Partisë Demokratike. Bardhi ka folur në Open në News 24 se betejën për lidershipin e ri e ka humbur dhe se synimi në këto momente është që demokratët të jenë të bashkuar përballë Edi Ramës. Nga ana tjetër Bardhi ka komentuar premisës, siç e quan ai për të krijuar një opozitë alternative dhe duke i dhënë besim. 

Pjesë e diskutimit në studio:

KikiaNë spot ka shumë Berishë e nuk ka fare aleatë. PD organizon dhe fton, pak ditë pasi jeni bërë bashkë
Bardhi: Spoti është transmetuar disa ditë para bashkimit në federatë. Të premten u vendos që protesta do mbështetet nga të gjithë partitë aleate.
Kikia: Berisha do jetë besoj i pranishëm me ndonjë video në ledëall. Ajo që bie në sy është qasja që supozohej që ndiqej në vijimësi me bashkimin, një projektim i një alternative tjetër, për një qasje tjetër tek elektorali pa kryetarë 30 e ca vjeçarë. Qytetarët që vijnë në protestë dhe ata që ju mbështesin presin që atyre tu ekspozohet një alternativë e re.
Bardhi: E kam thënë edhe më parë kur kam shpjeguar aktin e bashkimit që kjo nuk është premisë për të bërë PD apo opozitën fituese. Në këtë vit kemi shumë punë ku më kryesorja është ajo që ju thoni. Duhet të prezantojmë si i zgjidhim ne hallet e tyre me një ekip që i jep besim.
Kikia: Ju folët për Berishën duke folur për lider. Ka dallim mes liderit dhe kreut të PD?
Bardhi: Jo nuk shoh, jeni dëshmitar që kam bërë betejë 2 vite për të kërkuar një lidership të ri brenda PD, betejë që e kam besuar si rrugën më të mirë për të forcuar PD. Atë betejë e kam humbur. Sa kohë koha kalonte dhe detyra është të prezantojmë zgjidhje, kemi gjetur këtë rrugë të bashkimit të PD si premisa e parë nga ku duhet të krijojmë PD fituese dhe alternativë qeverisëse.

gazment bardhi

Sondazh

Poll