Politike

"Sekretari i Shtetit mbështeti korrupsionin e Ramës"/ Gazetari amerikan: Blinken erdhi në Shqipëri nga instituti i Dalina Ficos

Në një intervistë për Syri Tv, ai tha se prindërit e Blinken janë kontribues të mëdhenj në organizatën për Shoqëri të Hapur. 

19 Shkurt 2024, 20:21 Nga h.k
"Sekretari i Shtetit mbështeti korrupsionin e Ramës"/
Foto ilustruese

TIRANË- Gazetari i njohur amerikan Matt Palumbo, autor i një libri best-seller për Sorosin ka dhënë disa opinione në lidhje më vizitën e Blinken në Shqipëri. Në një intervistë për Syri Tv, ai tha se prindërit e Blinken janë kontribues të mëdhenj në organizatën për Shoqëri të Hapur. 

PalumboBrenda administratës Biden, që duhet të them se është më majtistja që kemi parë ndonjëherë në qeverinë amerikane, ne kemi këtu organizatën e Sorosit, e cila ndikon fuqishëm në administratën tonë. Në administratën e Biden, Blinken ka lidhjet më të fuqishme me Sorosin. Pasi Blinken u bë Sekretar i Shtetit, një nga gjërat kryesore që bëri ishte sanksionimi i liderit të opozitës, zotit Berisha.

Nuk është rastësi për shkak të lidhjeve të tij me Sorosin që mori këtë vendim.

Prindërit e Antony Blinken janë kontribuues të mëdhenj në organizatën për Shoqëri të Hapur dhe emrat e tyre shfaqen shpesh në dokumente që lidhen me Sorosin.

Antony Blinken është i qartë që ka lidhje me Sorosin. Sanksionet që ndërmori kundër Berishës kanë lidhje të drejtpërdrejtë me një institut, që quhet Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim.

Ky grup financohet nga Soros dhe drejtohet nga Dalina Fico, që ka qenë e fejuar me Edi Ramën.

Sanksionet kundër Berishës janë kryer nga një grup i financuar nga Sorosi, që lidhen me Edi Ramën.

Pastaj ishte një person, prindërit e të cilit kanë lidhje me Sorosin, që i shtyu më tej këto sanksione. Është një hipokrizi e madhe nga ana e tyre. Sanksionimi i Berishës u bë përpara se të çeleshin akuzat dhe përpara se të ngriheshin padia.

Blinken, përveç Edi Ramës, takoi edhe kreun e SPAK, i cili që në krye të herës ngriti akuzat.

Pra takohet ekskluzivisht me personat që janë pjesë e atyre që atakojnë partinë opozitare dhe takohet me ata persona që atakojnë liderin e kësaj partie.

Kjo tregon se administrata e Biden është e gatshme të punojë me këdo që mbështet interesat e tyre.

matt palumbo

Sondazh

Poll