Politike

"Rama dhe McGonigal janë takuar shpesh"/Interesi i Blinken ishte të vinte përpara dënimit të McGonigal

Ai tha për Syri Tv se Blinken ka lidhje të fuqishme me Sorosin, prandaj vendosi të sanksionojë liderin e opozitës, Sali Berisha.

19 Shkurt 2024, 21:09 Nga h.k
"Rama dhe McGonigal janë takuar shpesh"/Interesi i Blinken ishte
Foto ilustruese

TIRANË-Gazetari i njohur amerikan, Matt Palumbo, autor i një libri best-seller për Sorosin ka komentuar vizitën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë.

Ai tha për Syri Tv se Blinken ka lidhje të fuqishme me Sorosin, prandaj vendosi të sanksionojë liderin e opozitës, Sali Berisha.

Matt Palumbo: Supozojmë se e ka bërë për qëllime propagande kur thotë gjëra të tilla si Edi Rama është kryeministër i shkëlqyer dhe qeveria e tij është e shkëlqyer. Është teknikë e vjetër që është gënjeshtër dhe nuk ka asgjë tjetër prapa saj. Interesi i tij është përpara dënimit të Charles McGonigal.

McGonigal gjithashtu është një person, i cili është gjithashtu një personazh negativ në politikën tonë. Kur ishte pjesë e strukturave të FBI, ai ka punuar në prapaskenë dhe ka dashur të pretendojë se Donald Trump ishte agjent i rusëve.

Nga ana tjetër, anëtarë të komunitetit të kundërzbulimit janë përpjekur për të nxjerrë prova për të vërtetuar këtë.

Ironia më e madhe ishte se McGonigal punonte me oligarkët rusë në mënyrë që të shmangte sanksionet kundër tyre. Rama nga ana tjetër ka një lidhje të qartë me McGonigal. Ata janë takuar shpesh herë dhe kjo dihej në atë kohë. Dhe duhet të supozojmë se e pranojnë korrupsionin ose janë të përfshirë në korrupsion.

matt palumbo

Sondazh

Poll