Politike

"Protesta është thirrur nga PD dhe opozita e bashkuar"/ Bardhi: Nesër është dita e qytetarëve

Nga ana tjetër ai refuzoi të jap detaje për seknarin dhe mohoi mendimin se protesta e nesërme është organizuar për të dhënë mesazhin e bashkimit. Bardhi tha se protesta e nesërme është një protestë qytetare për mijëra arsyet, që sipas tij, kanë qytetarët për të protestuar kundra Edi Ramës. 

19 Shkurt 2024, 21:29 Nga h.k
"Protesta është thirrur nga PD dhe opozita e bashkuar"/
Foto ilustruese

TIRANË-Gazmet Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka dhënë detaje në lidhje me protestën e nesërme. Bardhi tha në Open, në News 24, se opozita do të jetë e bashkuar në shesh por ajo që duhet theksuar, vijoi ai, është që protesta sipas tij do të jetë e qytetarëve.

Nga ana tjetër ai refuzoi të jap detaje për skenarin dhe mohoi mendimin se protesta e nesërme është organizuar për të dhënë mesazhin e bashkimit. Bardhi tha se protesta e nesërme është një protestë qytetare për mijëra arsyet, që sipas tij, kanë qytetarët për të protestuar kundra Edi Ramës. 

Bardhi: Protesta është thirrur nga PD dhe opozita e bashkuar, por është një protestë e qytetarëve të cilët kanë mijëra arsye për të protestuar kundër Ramës. Do të jenë ata që do të vendosin çdo ndodhë dhe sa do të zgjasë protesta.

Mos prisni të zbuloj sot skenarin sepse reagimi i qytetarëve nuk kontrollohet me skenarë. Ka një skenar por do të ndiqni gjithçka nesër. Pres nesër që çdo qytetar që ka mundësi të jetë në shesh, do jetë aty.

Opozita është e bashkuar, protesta nuk ka lidhje me bashkimin. Javën që lamë pas kishte akt të bashkimit në një fron të përbashkët të opozitës.

gazment bardhi

Sondazh

Poll