Sport

Lautaro Martinez nënshkroi me Atletico Madridin, por…!

Milito ishte bashkëlojtar i Lautaros tek Racing dhe ‘El Toro’ bëri debutimin e tij si futbollist profesionist në 2015, duke zëvendësuar pikërisht Militon, fituesin e Ligës së Kampionëve në vitin 2010.

19 Shkurt 2024, 18:57 Nga DOSJA
Lautaro Martinez nënshkroi me Atletico Madridin, por…!

ITALI - Interi do të presë Atletico Madridin nesër në “Stadio Meazza”, në kuadër të ndeshjes së parë në fazën e 1/8 të Ligës së Kampionëve. Corriere dello Sport ka raportuar se Martinez mund të luangte ndeshjen e nesërme me fanellën e Atletico Madridit.

Gjiganti spanjoll ishte gati të paguante klauzolën e lirimit prej 12 milionë eurosh për të transferuar Lautaron nga Racing në dhjetor të 2017, por sulmuesi do të mbetej në formë huazimi tek klubi argjentinas deri në pjesën e dytë të sezonit. Lautaro madje kishte nënshkruar kontratën e tij me Atleticon, ashtu siç shkruan Mundo Deportivo në 2022.

Sidoqoftë, zikaltrit bën një ofertë dyfish më të lartë sesa ajo e Atleticos, duke bërë që në fund Lautaro të vishej zikaltër.

Milito ishte bashkëlojtar i Lautaros tek Racing dhe ‘El Toro’ bëri debutimin e tij si futbollist profesionist në 2015, duke zëvendësuar pikërisht Militon, fituesin e Ligës së Kampionëve në vitin 2010. Lautaro u emërua kapiten i Interit verën e kaluar dhe momentalisht është golashënuesi më i mirë në Serie A me 22 gola në 20 paraqitje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Shkurt 2024, 17:31

Al Hilali i Jorge Jesus, mbetet i pandalshëm

ARABIA SAUDITE - Al Hilali nuk ndalet. Duke mposhtur Al Raed (3-1), skuadra e trajnerit portugez Jorge Jesus, arriti fitoren e 22-të radhazi në t...