Sport

Newcastle kërkon 23.5 milionë euro nga Man.United për t’i dhënë drejtorin sportiv...

Dan Ashworth do të jetë qendra e një 'lufte' midis 'Magpies' dhe 'Djajve të Kuq'. Para Newcastle, ai ishte në Brighton (2019-2022) dhe në kombëtaren e Anglisë (2013-2019)

19 Shkurt 2024, 18:45 Nga DOSJA
Newcastle kërkon 23.5 milionë euro nga Man.United për t’i

ANGLI - Dan Ashworth nuk po luan, por premton një luftë të ashpër për shërbimet e tij në tregun e transferimeve. 

Drejtori anglez është ai i kërkuar nga Manchester United për të marrë përsipër 'revolucionin' që multimilioneri Jim Ratcliffe, pronari i ri i 25% të klubit dhe përgjegjës për portofolin e futbollit, synon të zbatojë në një afat të shkurtër.

Problemi është se, sipas “The Athletic”, Newcastle nuk është shumë i prirur të pranojë lirimin e Dan Ashworth, i cili ka një kontratë me ‘Magpies’ deri në vitin 2026. Drejtori sportiv mbërriti në “St. James Park” në fillim të 2022, duke ndihmuar për të çuar klubin në Champions League pas 20 vitesh mungesë.

I njëjti burim thotë se Newcastle po kërkon nga ‘Djajtë e Kuq’ 20 milionë paund (23.5 milionë euro) në mënyrë që Dan Ashworth të ketë një rrugë të lirë për të vazhduar karrierën e tij në zyrat e “Old Trafford”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Shkurt 2024, 17:31

Al Hilali i Jorge Jesus, mbetet i pandalshëm

ARABIA SAUDITE - Al Hilali nuk ndalet. Duke mposhtur Al Raed (3-1), skuadra e trajnerit portugez Jorge Jesus, arriti fitoren e 22-të radhazi në t...