Sport

Al Hilali i Jorge Jesus, mbetet i pandalshëm

Me Mitrovicin që shënoi dy herë, skuadra e “JJ” feston fitoren e 22-të radhazi në të gjitha garat

19 Shkurt 2024, 17:31 Nga DOSJA
Al Hilali i Jorge Jesus, mbetet i pandalshëm

ARABIA SAUDITE - Al Hilali nuk ndalet. Duke mposhtur Al Raed (3-1), skuadra e trajnerit portugez Jorge Jesus, arriti fitoren e 22-të radhazi në të gjitha garat dhe riktheu avantazhin e tyre prej 7 pikësh në krye të ligës saudite. 

Me një dygolësh nga Mitrovic (3' dhe 29' (p), serbi tashmë ka 19 gola në kampionat, vetëm dy më pak se Cristiano Ronaldo, gjithçka u bë më e lehtë. Koulibaly i dha Al Hilalit edhe më shumë qetësi në pjesën e dytë. 

“E dija që nuk mund të kishim një ritëm të lartë loje në 90 minuta, sepse luajtëm në Iran tre ditë më parë, kështu që pas 3-0, lojtarët tanë e përfunduan duke menaxhuar lojën”, shpjegoi Jesus në fund, përpara se të theksonte:

“Unë nuk ka pasur kurrë, në kaq shumë vite si trajner, 22 fitore radhazi ose 30 ndeshje rresht pa humbur. Por ajo që ka rëndësi është fitimi i Ligës dhe Ligës së Kampionëve. Rekordet nuk janë të rëndësishme pa fituar tituj."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll