Sport

ZYRTARE/ Crystal Palace njofton largimin e trajnerit...

Roy Hodgson largohet nga klubi, i cili renditet në vendin modest të 16-të në renditjen e Premier League

19 Shkurt 2024, 17:19 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Crystal Palace njofton largimin e trajnerit...

ANGLI - Crystal Palace njoftoi zyrtarisht largimin e trajnerit Roy Hodgson këtë të hënë, pak ditë pasi trajneri 76-vjeçar u ndje keq gjatë një seance stërvitore të ekipit. 

"Roy Hodgson nuk është më trajner i ekipit të parë. Ne e falënderojmë atë për shërbimet e tij fantastike, pasi ka udhëhequr ekipin tonë në 200 ndeshje në gjashtë sezone",- shkruan klubi në rrjetet sociale.

Kujtojmë që edhe para asaj që ndodhi në stërvitje këtë javë, thuhej se Hodgson ishte në prag të shkarkimit. Crystal Palace është i 16-ti në Premier League, pasi ka fituar vetëm dy nga 15 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll