Sport

Alvaro Morata ngjitet në avionin e Atlético Madridit për në Milano…

Diego Simeone përzgjedh 22 lojtarët për t'u përballur me Interin në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Champions League.

19 Shkurt 2024, 16:55 Nga DOSJA
Alvaro Morata ngjitet në avionin e Atlético Madridit për
Morata duke u stërvitur në qytetin sportiv Cerro del Espino në Majadahonda.

SPANJE - Atlético Madridi shkon në Milano, ku këtë të martë do të përballet me Interin (21:00) në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Champions League. Dhe këtë e bën së bashku me Álvaro Moratan dhe Gabriel Paulistan, në një ekspeditë të përbërë nga 22 futbollistë.

Sulmuesi madrilen kishte punuar tashmë me grupin në një pjesë të seancës të së dielës dhe këtë të hënë duke përfunduar të gjithë seancën stërvitore. Në parim ai nuk do të jetë titullar dhe mbetet për t'u parë nëse do të ketë minuta, si Gabriel Paulista, i cili u stërvit me bashkëlojtarët pas kapërcimit të një dëmtimi të vogël në zonën e barkut.

Lista, e përbërë tërësisht nga lojtarë të ekipit të parë, përbëhet nga portierët Oblak dhe Gomis; mbrojtësit Nahuel Molina, Savic, Giménez, Hermoso, Reinildo dhe Paulista;  mesfushorët Koke, Witsel, Koke, De Paul, Saúl, Barrios, Vermeeren, Lino dhe Riquelme; dhe sulmuesit Griezman, Correa, Memphis dhe Morata.

Skuadra do të zbarkojë në Milano rreth orës shtatë të pasdites dhe në orën tetë është caktuar konferenca zyrtare për shtyp e Atléticos, në të cilën Diego Simeone dhe një futbollist do t'i drejtohen mediave.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll