Bota

Avioni me 106 pasagjerë përplaset me pajisjet e pistës gjatë ngjitjes, dëmtohet krahu dhe bishti i aeroplanit

Avioni u ngrit në orën 16:39 dhe gjatë nisjes, pjesa e majtë e avionit u dëmtua rëndë kur goditi pajisjen e pistës përballë.

19 Shkurt 2024, 15:33 Nga N.F

 

Avioni me 106 pasagjerë përplaset me pajisjet e pistës gjatë
Avioni

 

GREQI- Një incident është regjistruar në aeroportin e Beogradit kur një avion i një kompanie greke është përplasur me pajisjet e pistës. Në aeroplan ndodheshin 106 pasagjerë. Avioni u ngrit në orën 16:39 dhe gjatë nisjes, pjesa e majtë e avionit u dëmtua rëndë kur goditi pajisjen e pistës përballë.

Videot dhe fotot e avionit të dëmtuar tregojnë vrimën në bazën e krahut të majtë. Gjithashtu është dëmtuar edhe pjesa e bishtit. Zjarrfikësit spërkatën shkumë në pjesët e dëmtuara pasi po rridhte karburant. Pasagjerët janë nxjerrë nga avioni dhe të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

avion beograd perplasje

Sondazh

Poll