Bota

FOTO/ Nëna e Navalny vazhdon kërkimet për trupin e të birit, shoqërohet nga avokati nëpër dyert e institucioneve ruse

Ata po përpiqen të gjejnë vendndodhjen e trupit të tij, por sipas zëdhënëses së tij, përballen me rezistencë të konsiderueshme.

19 Shkurt 2024, 13:49 Nga M.B
FOTO/ Nëna e Navalny vazhdon kërkimet për trupin e të birit,
Nëna e Alexeit, Lyudmila Navalnaya dhe avokati Alexei Tsvetkov duke dalë nga një zyrë e departamentit rajonal të Komitetit Hetues

RUSIA- Njerëzit e Alexei Navalny, përfshirë nënën e tij, ndodhen sot në qytetin e largët rus të Salekhard, jo shumë larg nga kolonia penale e Arktikut ku ai vdiq. Ata po përpiqen të gjejnë vendndodhjen e trupit të tij, por sipas zëdhënëses së tij, përballen me rezistencë të konsiderueshme. Kira Yarmysh shkroi në platformën 'X' se stafi nuk pranoi t'i përgjigjej pyetjeve të avokatit se ku ishte trupi i tij.

Ajo thotë se autoritetet ruse u kanë thënë avokatëve se hetimi për vdekjen e tij është zgjatur.

"Ata gënjejnë, blejnë kohë për veten e tyre dhe as nuk e fshehin", thotë Yarmysh.

Kujtojmë se udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny, ka ndërruar jetë në burgun brenda Rrethit Arktik ku ai po vuante dënimin me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht. Ai u transferua në një koloni penale të Arktikut, e konsideruar si një nga burgjet më të vështira, në fund të vitit të kaluar. Sipas deklaratës nga burgu, Navalny u ndje keq pas një shëtitje dhe pothuajse menjëherë humbi vetëdijen.

alexei navalny

Sondazh

Poll