Bota

Gruaja e Navalny takon zyrtarët e lartë të BE-së

Mediat e huaja rapotojnë se Yulia është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, përpara se të nisej në një mbledhje me dyer të mbyllura.

19 Shkurt 2024, 15:10 Nga M.B
Gruaja e Navalny takon zyrtarët e lartë të BE-së
Charles Michel

BRUKSEL- Gruaja e opozitarit të ndier rus, Alexei Navalny,Yulia Navalnaya ndodhet në Bruksel ku po i bashkohet Këshillit të Punëve të Jashtme të zyrtarëve të BE-së. Mediat e huaja rapotojnë se Yulia është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, përpara se të nisej në një mbledhje me dyer të mbyllura.

Gjithashtu në takim është Maria Pevchikh, një gazetare ruse dhe aktiviste e shquar kundër korrupsionit, e cila ka punuar me Alexei Navalny.

Kujtojmë se udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny, ka ndërruar jetë në burgun brenda Rrethit Arktik ku ai po vuante dënimin me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht. Ai u transferua në një koloni penale të Arktikut, e konsideruar si një nga burgjet më të vështira, në fund të vitit të kaluar. Sipas deklaratës nga burgu, Navalny u ndje keq pas një shëtitje dhe pothuajse menjëherë humbi vetëdijen.

alexei navalny

Sondazh

Poll