Bota

Kryeministri suedez: Mezi pres takimin me Viktor Orban dhe mezi pres anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Kjo dëshirë e kryeministrit suedez vjen pas indikacioneve se Hungaria mund të ratifikojë kërkesën e anëtraësimit të Suedisë në NATO këtë muaj.

19 Shkurt 2024, 15:14 Nga S.N
Kryeministri suedez: Mezi pres takimin me Viktor Orban dhe mezi pres
Ulf Kristerson

SUEDI- Kryeministri suedez Ulf Kristerson tha se mezi po pret të takohet me kryeministrin hungarez Vikor Orban që Suedia të bëhet pjesë e NATO-s. Kjo dëshirë e kryeministrit suedez vjen pas indikacioneve se Hungaria mund të ratifikojë kërkesën e anëtarësimit të Suedisë në NATO këtë muaj.

Gjatë një konference me homologon e tij polak në Varshavë, Kristerson tha: Ne patëm disa bisedime këtë javë. Mezi pres takimin dhe mezi pres anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Teksa Viktor Orban tha javën e kaluar se parlamenti mund të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO në takimin që do të mbahet në pranverë me aleancën.

Hungaria është i vetmi vend i NATO-s që nuk ka ratifikuar ende anëtarësimin e Suedisë duke e lënë kështu pezull. Ndërsa kryeministri polak e quajti të papranueshme që Hungaria të bllokojë anëtarësimin e Suedisë dhe bëri thirrje që ta ratifikojë menjëherë.

"Do të ishte e gabuar që një vend i NATO-s të pengojë një vend tjetër të anëtarësohet në NATO. Polonia dhe unë personalisht do të jemi të gatshëm ta mbështesim plotësisht këtë çështje," tha kryeministri polak.

Suedi ka aplikuar për tu bashkuar me alenacën ushtarake gati 2 vite më parë, duke bërë një kthesë historike në politikën e saj qe u ndikua nga pushtimi rus i Ukrainës.  

suedia nato hungaria

Sondazh

Poll