Bota

U sulmua me raketa nga rebelët Huthi/ Anija britanike braktiset në Gjirin e Adenit

Ata thanë ishte anija e mallrave Rubymar e rregjistruar në Britani dhe pas sulmit me raketa rrezikohej të mbytej.

19 Shkurt 2024, 14:38 Nga S.N
U sulmua me raketa nga rebelët Huthi/ Anija britanike braktiset në
Foto Ilustrim

JEMEN- Një anije tregëtare në Gjirin e Adenit u braktis nga ekuipazhi pasi një sulmi nga rebelët Huthi të Jemenit. Ngjarja u bë e ditur nga autoritetet e Huthit. Ata thanë ishte anija e mallrave Rubymar e regjistruar në Britani dhe pas sulmit me raketa rrezikohej të mbytej.

Ndërsa Agjencia Operative e Tregëtisë Detare në Mbretërinë e Bashkuar tha se një anije pa emër u braktis në Jemen pasi u dëmtua nga një sulm, shkruajnë mediat e huaja.

Huthit e mbështetur nga Irani kanë nisur dhjetra sulme me raketa dhe dronë në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit që nga mesi i nëntorit. Ata thonë se po e bëjnë në shenjë solidariteti për shkak të sulmeve që po ndodhin në Gaza.

Sulmet e vazhdueshme të Huthive në Detin e Kuq ku kalojnë shumë anije me mallra, kanë bërë që kompanitë e transportit të ndalojnë përdorimin e rrugës detare kritike.

Ndërsa forcat amerikane dhe britanike filluan tu kundërpërgjigjen sulmeve të Huthit muajin e kaluar. Bashkimi Europian nënshkroi një marrëveshje sigurie për të rritur kontrollin në Detine Kuq.

jemen huthi

Sondazh

Poll