Bota

Shkëputet lumi i akullit në një ishull në Rusi/ Shpëtohen 75 persona që kishin ngelur të bllokuar

Për shpëtimin e personave u vu në dispozicion një helikopter Mi-8 i Ministrisë.

19 Shkurt 2024, 14:58 Nga S.N
Shkëputet lumi i akullit në një ishull në Rusi/
Foto Ilustrim

RUSI- 75 persona janë shpëtuar pasi u bllokuan në një lumë akulli që u shkëput nga bregu i ishullit Sakhalin në Lindje të Rusisë ditën e djeshme. Sahkalin shtrihet në brigjet lindore të Rusisë dhe është ishulli më i madh në Rusi.

Shërbimet e urgjencës thanë se nga incidenti mbetën të bllokuar më shumë se 80 peshkatarë në det të hapur. Për shpëtimin e personave u vu në dispozicion një helikopter Mi-8 i Ministrisë. Nuk është e pazakontë që njerëzit të bllokohen në akull në këtë pjesë të Rusisë.

Në 2020, 536 peshkatarë u shpëtuan në një lumë akulli që u shkëput në të njëjtin ishull, shkruajnë mediat e huaja. Ishulli ku ndodhi incidenti ka pasur një rritje të turistëve vitet e fundit.

rusi akull sakhalin

Sondazh

Poll