Bota

Aksident i shumëfishtë në një autostradë në Itali/ Plagosen dhjetëra persona, shkak mjegulla e dendur

Dy prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spitalin e Parmës.

19 Shkurt 2024, 13:07 Nga r.ll
Aksident i shumëfishtë në një autostradë në Itali/
foto nga aksidenti

ITALI- Një aksident i shumëfishtë rrugor ka ndodhur në autostradën A1 jashtë qytetit verior italian të Parmës. Sipas të dhënave të deritanishme si pasojë e përplasjes së disa automjeteve rresht janë plagosur 25 persona, nga të cilët 17 të mitur. Dy prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spitalin e Parmës. Shkak për aksidentin dyshohet se është bërë mjegulla e dendur në zonë.

Policia rrugore italiane ka kryer disa patrullime, ndërsa mësohet se seksioni i A1 Piacenza-Parma u mbyll në të dy drejtimet. Në seksionin e mbyllur kompania raporton trafik në drejtim të Bolonjës dhe të paktën shtatë kilometra radhë në drejtim të Milanos. Stacionet e Basso Lodigiano, Fiorenzuola dhe Fidenza mbeten të mbyllura në hyrje dhe në të dy drejtimet.

 

aksident ne itali

Sondazh

Poll