Bota

Vdekja e Navalny, Gjermania thërret në takim ambasadorin rus në Berlin

Lajmi vjen vetëm disa orë pasi Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha se ministrat do të inicojnë masa të mëtejshme sanksionesh kundër Moskës në përgjigje të vdekjes së Navalny.

19 Shkurt 2024, 13:04 Nga M.B
Vdekja e Navalny, Gjermania thërret në takim ambasadorin rus në
Annalena Baerbock

GJERMANI- Ministria e Jashtme gjermane ka thirrur në një takim ambasadorin e Rusisë në Berlin. Lajmi vjen vetëm disa orë pasi Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha se ministrat do të inicojnë masa të mëtejshme sanksionesh kundër Moskës në përgjigje të vdekjes së Navalny.

"Një takim do të zhvillohet sot në Berlin me ambasadorin rus," tha zëdhënësi i ministrisë në një konferencë për shtyp.

Kujtojmë se udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny, ka ndërruar jetë në burgun brenda Rrethit Arktik ku ai po vuante dënimin me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht. Ai u transferua në një koloni penale të Arktikut, e konsideruar si një nga burgjet më të vështira, në fund të vitit të kaluar. Sipas deklaratës nga burgu, Navalny u ndje keq pas një shëtitje dhe pothuajse menjëherë humbi vetëdijen.

annalena baerbock rusia

Sondazh

Poll