Bota

Përfundon mandati si ambasador i Britanisë, Abbott: Kosova është vend i veçantë që meriton të jetë i suksesshëm

Abbott zgjodhi fjalët më të mira për vendin dhe popullin. Ai ka thënë nëpërmjet një vidoemesazhi se Kosova është vend i veçantë që meriton të jetë i suksesshëm. Diplomati britanik, theksoi se marrëdhënia e ngushtë dhe e fortë mes dy vendeve do të thotë që do të mbeten partnerë dhe aleatë.

19 Shkurt 2024, 12:48 Nga r.ll
Përfundon mandati si ambasador i Britanisë, Abbott: Kosova
nicholas abbott

KOSOVË- Nicholas Abbott, është në fund të mandatit si ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë. Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale ka përshëndetur popullin e Kosovës, duke kujtuar momentet më të bukura, por edhe sfidat e tij gjatë mandatit.

Abbott zgjodhi fjalët më të mira për vendin dhe popullin e Kosovës. Ai ka thënë nëpërmjet një vidoemesazhi se Kosova është vend i veçantë që meriton të jetë i suksesshëm.

“Ka qenë një eksperiencë e veçantë. Mirëpritja e ngrohtë e popullit këtu ka bërë që puna dhe jetesa këtu të jetë ndryshe nga çdo gjë tjetër që kam bërë ndonjëherë. Ndërkohë që ka pasur sfida në katër vjet e gjysmë të fundit përfshirë COVID-in”, tha ai.

Diplomati britanik, theksoi se marrëdhënia e ngushtë dhe e fortë mes dy vendeve do të thotë që do të mbeten partnerë dhe aleatë.

“Mburrem me trajnimin që ua ofruam FSK-së, dhe fokusi ynë do të jetë i vazhdueshëm për mbështetjen e familjeve që janë ende në pritje të lajmeve për të dashurit e tyre të rezultojnë ende të zhdukur”, shtoi Abbott.

Ai pati edhe një porosi edhe për udhëheqësit në Kosovë.

“Unë nuk kam recetë të lehtë për zgjidhje, por u bëj thirrje atyre që udhëheqin Kosovën të krijojnë një vizion të një vendi modern demokratik, i cili mbështet, inkurajon dhe mbron qytetarët e tij të të gjitha komuniteteve pa dallim”, tha në fund ai.

nicholas abbott

Sondazh

Poll