Aktualitet

Dhunuan psikologjikisht familjaren e tyre, procedohen penalisht 2 gra në Gjirokastër

Po ashtu në gjendje të lirë u procedua dhe një 61-vjeçar, banues në fshatin Zhulaj të Memaliajt, pasi ka djegur një sipërfaqe toke.

19 Shkurt 2024, 11:05 Nga M.B
Dhunuan psikologjikisht familjaren e tyre, procedohen penalisht 2 gra në
Foto ilustruese

GJIROKASTRA- Një 72-vjeçare dhe një 42-vjeçare janë proceduar në gjendje të lirë në Gjirokastër pasi kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj një 30-vjeçareje, familjare e tyre. Po ashtu në gjendje të lirë u procedua dhe një 61-vjeçar, banues në fshatin Zhulaj të Memaliajt, pasi ka djegur një sipërfaqe toke.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Gjirokastër
Policia e Gjirokastrës ka proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Konkretisht nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset M. N., 72 vjeçe dhe D. N., 42 vjeçe, të dyja banuese në Gjirokastër, pasi kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj një 30-vjeçareje (familjare e tyre). Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. E., 61 vjeç, banues në fshatin Zhulaj, Memaliaj, pasi ka djegur një sipërfaqe toke.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

gjirkastra policia

Sondazh

Poll