Aktualitet

Protesta e fermerëve/ Policia kufitare greke njofton palën shqiptare: Rruga Kallpaq-Janinë sërish e bllokuar

Sipas njoftimit të policisë, lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla.

19 Shkurt 2024, 08:47 Nga r.ll
Protesta e fermerëve/ Policia kufitare greke njofton palën shqiptare:
foto ilustruese

GREQI- Policia kufitare greke ka njoftuar mëngjesin e sotëm palën shqiptare se rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë sërish e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët. Sipas njoftimit të policisë, lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla.

“Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.

Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobusë), nuk do lejohen të qarkullojnë.”, thuhet në njoftim.

protesta e fermereve greke

Sondazh

Poll