Aktualitet

U arrestua në Turqi, Prokuroria e Shkodrës dërgon dosjen në ministri për ekstradimin e Ibrahim Licit

Pritet ministria e Drejtësisë t’i drejtohet shtetit turk me kërkesën zyrtare të ekstradimit.

19 Shkurt 2024, 10:11 Nga r.ll
U arrestua në Turqi, Prokuroria e Shkodrës dërgon dosjen në
ibrahim lici

SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës i ka dërguar materialet Ministrisë së Drejtësisë bashkë me kërkesën për ekstradimin e Ibrahim Licit.  Ky i fundit u arrestua sipas policisë shqiptare javën e kaluar në Turqi lidhur me vrasjen e Endri Mustafës, ndërsa familjarët pretenduan se i shumëkërkuari u vetëdorëzua.

Pritet ministria e Drejtësisë t’i drejtohet shtetit turk me kërkesën zyrtare të ekstradimit. Gjykata Shkodrës, në vitin 2021, i ka caktuar Licit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë, Endri Mustafën.

Më parë, Ibrahim Lici, duke folur për mediat turke, ka hedhur poshtë edhe dyshimet e ngritura ndaj tij për vrasjen e Endri Mustafes duke deklaruar se kamerat e sigurise dhe qelizat telefonike vertetojnë sipas tij se ka qenë në Tiranë në momentin e vrasjes. Ai akuzohet gjithashtu si i përfshirë në të paktën tri vrasje në qytetin e Shkodrës, përfshirë edhe vëllezërit Bilali, ngjarje e ndodhur më 30 maj të vitit 2019. Në atë kohë, vrasja u cilësua se erdhi për shkak të përplasjeve mes grupeve kriminale.

Endri Mustafa u gjet i vrarë në zonën e Livadheve maj të 2021 në Shkodër, dy ditë pasi e shoqja dhe familja e tij kishin bërë kallëzim në polici. Gruaja e viktimës, Ingridi tregoi se ka qenë 15-vjeçari që me foton e një kali e nxorri nga shtëpia dhe e çoi në duart e vrasësve. Pavarësisht shpalljes në kërkim të Licit, Ingrid Mustafa siguroi në deklaratë për mediat se të shoqin nuk ia ka vrarë fisi Lici dhe as fisi Bajri. Gishtin ajo e drejtoi vetëm tek 15-vjeçari. Ndërsa i mituri është tërhequr nga bashkëpunimi me drejtësinë, duke mos dhënë asnjë detaj më për vrasjen që mendohet se ka kryer në bashkëpunim me Ibrahim Licin.

ibrahim lici prokuroria e shkodres

Sondazh

Poll