Aktualitet

Po krasiste pemët, rrëzohet dhe humb jetën punonjësi i mirëmbajtjes në Peqin

Mësohet se viktima ishte punonjës i bashkisë dhe se ka humbur jetën në spital. 

19 Shkurt 2024, 10:42 Nga M.B
Po krasiste pemët, rrëzohet dhe humb jetën punonjësi i
Foto ilustruese

PEQIN- Një 58-vjeçar me inicialet F. Rr., ka humbur jetën në peqin pasi është rrëzuar aksidentalisht teksa krasiste pemët. Mësohet se viktima ishte punonjës i bashkisë dhe se ka humbur jetën në spital. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Peqin/Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, dyshohet se gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen "Xhami", është rrëzuar aksidentalisht, punonjësi i bashkisë, shtetasi F. Rr., 58 vjeç, banues në Peqin. Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën, në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

peqin policia

Sondazh

Poll