Aktualitet

Plagosi me armë zjarri fqinjin, vetëdorëzohet në polici pas dy ditësh 31-vjeçari në Tiranë

Ngjarja ka ndodhur pasditen e 17 shkurtit në rrugën "Haki Shehu" në kryeqytet.

19 Shkurt 2024, 09:25 Nga r.ll
Plagosi me armë zjarri fqinjin, vetëdorëzohet në polici pas
foto ilustruese

TIRANË- Autori i plagosjes me armë zjarri të ndodhur dy ditë më parë në Tiranë është vetëdorëzuar në polici. 31-vjeçari, Amarildo Kamberi (Kuçi) plagosi në këmbë fqinjin e tij, Xhevahil Kalavari për shkak të disa pengesave të vendosura në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e 17 shkurtit në rrugën "Haki Shehu" në kryeqytet. Policia sekuestroi arma e zjarrit pistoletë dhe sasi municioni luftarak.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vetëdorëzohet në Polici, 31-vjeçari që plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, më datë 17.02.2024.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur për plagosjen dhe sasi municioni luftarak.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit në DVP Tiranë ndaluan shtetasin A. K.(K)., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në rrugën “Haki Shehu”, Tiranë, është konfliktuar për motive të dobëta, me fqinjin e tij, shtetasin Xh. K., dhe gjatë konfliktit e ka qëlluar atë me armë zjarri.

Si pasojë shtetasi Xh. K. është dëmtuar. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes, dhe sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjjthshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

amarildo kamberi xhevahir kalavari plagosje ne tirane

Sondazh

Poll