Sport

Abakarov humbet finalen e Europianit të mundjes, merr medaljen e argjendtë!

Mundja shqiptare mori një tjetër medalje në Evropianin e kësaj disipline sportive që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë.

18 Shkurt 2024, 18:50 Nga DOSJA
Abakarov humbet finalen e Europianit të mundjes, merr medaljen e

RUMANI - Zelimkhan Abakarov u shpall nënkampion i Evropës në kategorinë e peshës deri në 61 kg në stilin e lirë, teksa në finale u mposht nga mundësi rus që garon si neutral, Magomedov me rezultatin 7-4.

Ishte ky një duel me shumë rivalitet teksa të dy mundësit kërkuan triumfin final, por në fund Abakarov u detyrua të dorëzohej përballë kundërshtarit të tij, dukë varur medaljen e argjendtë në qafë.

Vlen të theksohet se Abakarov ishte në avantazh kundrejt Magomedov, por që nuk mundi  ta ruajë atë dhe në fund u kënaq me vendin e dyte. Medalja e argjendtë e Abakarov pason atë të artë që fitoi islam Dudaev pasditen e së shtunës në kategorinë deri në 65 kg, pasi mundi në finale Rashidov.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll