Aktualitet

Fermerët grekë bllokojnë rrugën Kallpaq–Janinë, lejohet vetëm qarkullimI i mjeteve të vogla

Lidhur me këtë, pala greke ka njoftuar palën shqiptare se ai segment rrugor do jetë i bllokuar nga ora 19:00-22:00.

18 Shkurt 2024, 18:21 Nga r.ll
Fermerët grekë bllokojnë rrugën Kallpaq–Janinë,
pamje nga protesta

KAKAVIJË- Fermerët grekë kanë bllokuar për të dytën ditë radhazi rrugën nacionale Kallpaq-Janinë, në kuadër të protestë së tyre. Lidhur me këtë, pala greke ka njoftuar palën shqiptare se ai segment rrugor do jetë i bllokuar nga ora 19:00-22:00.

Për pasojë, do të lejohet qarkullimi vetëm për automjetet e vogla, ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë si kamionët dhe autobusët nuk do të lejohen të kalojnë gjatë këtij intervali kohor.

NJOFTIMI 

Kakavijë

Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 19:00 deri në 22:00 rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.

Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla.

Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (komionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë në këtë hark kohor.

Ju faleminderit!

aksi kallpaq-janine fermeret ne proteste

Sondazh

Poll