Blegtorët e jugut dalin sërish në protestë, nuk bëri efekt takimi me Ministrin e Bujqësisë
Foto ilustruese GJIROKASTËR-Blegtorët e rajonit jugor të vendit janë ngritur sërish në protestë këtë të ...
Diane Taylor gazetare e The Guardian ka zbuluar se nuk u morën në konsideratë shqetësimi se shqiptari 27 vjeçar kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.
BRITANI-Zbulohen detaje të reja të cilat mund të kishin parandalur dhënien fund të jetës në mënyrë tragjike të Leonard Farrukut në anijen hotel në Jug të Anglisë ku Home Office e kishte akomoduar.
Diane Taylor gazetare e The Guardian ka zbuluar se nuk u morën në konsideratë shqetësimi se shqiptari 27 vjeçar kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.
Në shkrim theksohet se “një punonjës social në mënyrë të përsëritur i kishte përcjellë Ministrisë së Punëve të Brendshme shqetësimet kompanisë së kontraktuar nga Home Office (Ministria e Punëve të Brendshme Angleze) rreth shëndetit mendor të Leonardit përpara se ai të dërgohej në anijen hotel”.
Punonjësi social ka deklaruar për The Guardin se:
“Të gjithë e njihnin Leonardin si “Faruk”. Ai vuante nga luhatje të rënda të humorit. Ai u braktis prej një kohe të gjatë më çdo drejtim. Unë isha gjithnjë me të vërtetë i shqetësuar për Leonardin dhe disa herë ai u përfshi nga kriza të forta të shëndetit mendor”.
I njëjti punonjës social ndër personat e fundit të takuar prej Leonard Farrukut thekson se : “Janë shumë momente të rëndësishme në këtë histori të cilat duhet të tregohen pasi unë jam i bindur se do të përsëriten përsëri nëse nuk ushtrohet presion tek ata të cilët kanë përgjegjësinë e kujdesit dhe ndihmë dhënies të njerëzve dhe që është detyrë e tyre ta përmbushin siç duhet”.
Më tej në rrëfimin e tij ky punonjës social tregon se Leonard Farruku ishte i frikësuar maksimalisht kur iu tha se duhet të shkonte në anijen hotel dhe kishte refuzuar të shkonte. Ai ishte gënjyer duke e hipur në një makinë dhe iu tha se do ta çonin në një hotel tjetër në qytetin Swindon.
Familja emigrantit shqiptarë Leonard Farruku i cili i dha fund jetës në anijen hotel më 12 Dhjetor 2023 ka kërkuar një hetim të pavarur për atë çfarë ndodhi në akomodimin Bibby Stockholm.
Gazeta The Guardian shkruan se avokatët e familjes të Leonardit i kanë drejtuar një kërkesë ministrit anglez të drejtësisë Alex Chalk ku i kërkojnë që avokati i shtetit për çështjet e burgjeve (PPO) të hetojë vdekjen e tij.
Për avokatin e burgjeve ligji anglez kërkon që ky institucion të hetojë të gjitha vdekjet e emigrantëve në qendrat mbajtjes të azil kërkuesve por në këtë rast anija hotel ku mbahej Leonard Farruku nuk klasifikohet si qëndër e mbyllur ku mbahen emigrantët të cilët e kanë përshkruar si një “burg”.
Në kërkesën e hartuar prej kompanisë avokatore Bhatt Murphy argumentohet se anija hotel duhet të konsiderohet si një qendër ndalimi për emigrantët e në të tilla kushte avokati burgjeve duhet të iniciojë një hetim të pavarur për rethanat e vdekjes të Leonard Farrukut.
Foto ilustruese GJIROKASTËR-Blegtorët e rajonit jugor të vendit janë ngritur sërish në protestë këtë të ...
BOLIVI-Loren Hyseni, është shqiptari që ka rënë në prangat e Policisë në Bolivi, pasi dyshohet se është kreu...
Foto ilustrues KORÇË-Dhunoi nënën e tij, arrestohet 25-vjeçari në Korçë...
Foto ilustruse TIRANË- Ditën e sotme është arrestuar në Tiranë një 29-vjeçar i shpallur në kërkim n&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Në foton e shfaqur është Benard Çullhaj 27-vjeç i cili dyshohet se ka shantazhuar një t&eum...
Foto ilustruese KAVAJË-Plagosi një 55-vjeçar ditën e djeshme në Kavajë, policia arreston autorin...
Foto ilustruese TIRANË-Një 41-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, ka rënë në prang...
Foto ilustruese ELBASAN-Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Kuqan të ...
Foto ilustruese TIRANË-Parandalohet në kohë rekord, nga Krimi Kibernetik në DVP Tiranë, një ngjarje e rëndë krimin...
Foto ilustruese KUÇOVË-Në Kuçove pranë bazës së parë ajrore taktike të NATO-s në Shqipëri ndodh...