Aktualitet

Blegtorët e jugut dalin sërish në protestë, nuk bëri efekt takimi me Ministrin e Bujqësisë

Blegtorët shprehen se që pas takimit nuk ka pasur më asnjë kontakt me ministrinë dhe zëri i tyre duket se ka rënë sërish në vesh të shurdhër.

18 Shkurt 2024, 13:40 Nga h.k
Blegtorët e jugut dalin sërish në protestë, nuk bëri
Foto ilustruese

GJIROKASTËR-Blegtorët e rajonit jugor të vendit janë ngritur sërish në protestë këtë të diele, vetëm dy javë pas takimit me ministren e Bujqësisë Anila Denaj.

Blegtorët shprehen se që pas takimit nuk ka pasur më asnjë kontakt me ministrinë dhe zëri i tyre duket se ka rënë sërish në vesh të shurdhër.

Ata kanë hartuar një peticion ku kanë parashtruar të gjitha kërkesat e tyre për rregullimin e tregut dhe çmimit të qumështit e mishit të gjedhëve. Ditën e sotme fermerët e kësaj zone kanë nisur edhe mbledhjen e firmave për t’i parashtruar edhe zyrtarisht kërkesat e tyre ministrisë.

Jemi mbledhur përsëri pas dy javësh dhe kemi bërë një peticion për ato pika që i kemi thënë zonjës ministre. Në këtë peticion marrin pjesë fermerët e bashkive të Jugut. Nga ana e ministrisë kërkojmë rigjenerimin e kullotave dimërore që janë jofunksionale. Kërkojmë me çdo kusht rregullimin e tregut të mishit. Kërkojmë të zbatohet projekti Arab që ngritët me të madhe para dy vitesh, sepse nga ai prodhim mishi që vjen nga jashtë jemi të penalizuar, sepse është i subvencionuar dhe nuk i dihet origjina. Kërkojmë të shihen me përparësi veprat ujore që janë lënë pas dore. Janë ndërtuar në vitet ‘60 dhe janë të amortizuara.”-u shpreh njëri nga protestuesit. 

protesta e blegtoreve

Sondazh

Poll