Aktualitet

Digjen dy banesa në Gjirokastër, nuk ka persona të lënduar

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

18 Shkurt 2024, 16:54 Nga r.ll
Digjen dy banesa në Gjirokastër, nuk ka persona të lënduar
foto ilustruese

GJIROKASTËR- Dy banesa në Gjirokastër janë shkrumbuar pasditen e sotme nga flakët. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, në lagjen “Manalat i dytë”, Gjirokastër, ku janë përfshirë nga zjarri shtëpitë e dy vëllezërve  Ç. Gj. dhe R. Gj.

Si pasojë e flakëve, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar por janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

zjarr ne gjirokaster

Sondazh

Poll