Aktualitet

Arrestohet 29-vjeçari në Tiranë, i kërkuar ndërkombëtar për pengmarrje dhe plagosje të rëndë me dashje

29-vjeçari Aneo Buzi është kapur në kuadër të operacionit "Weekend" në Bulevardin "Zhan D'Ark". 

18 Shkurt 2024, 11:03 Nga h.k
Arrestohet 29-vjeçari në Tiranë, i kërkuar
Foto ilustruse

TIRANË- Ditën e sotme është arrestuar në Tiranë një 29-vjeçar i shpallur në kërkim në Gjermani, për pengmarrje dhe plagosje të rëndë me dashje. 29-vjeçari Aneo Buzi është kapur në kuadër të operacionit "Weekend" në Bulevardin "Zhan D'Ark". 

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet nga Sektori i Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, dhe Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit, operacioni policor i koduar "Weekend".

I kërkuar ndërkombëtarisht për pengmarrje, grabitje me armë, heqje të paligjshme të lirisë dhe plagosje të rëndë me dashje, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, një 29-vjeçar.

Shërbimet e Sektori i Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, dhe Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “ëeekend".

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në bulevardin "Zhan D'Ark", dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin Aneo Buzi, 29 vjeç.

Ky shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale e Osnabruck, Gjermani, e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale "Pengmarrja", "Grabitja me armë", "Heqja e paligjshme e lirisë", dhe "Plagosja e rëndë me dashje", parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Gjermani.

ano buzi

Sondazh

Poll