Aktualitet

Humb jetën 54-vjeçari shqiptar në Itali, një pllakë betoni i ra sipër teksa po punonte

Edison Malaj ishte së bashku me punëtorët e tjerë në sheshin ku po punohej, teksa për asrye ende të pakonstatuara pllaka e transportuar nga vinçi u shkëput duke e goditur drejtpërdrejt.

18 Shkurt 2024, 15:52 Nga S.N
Humb jetën 54-vjeçari shqiptar në Itali, një pllakë
Vinçi që shkaktoi aksidentin

ITALI- Një shqiptar ka humbur jetën para dy ditësh në Frascineto në Itali. 54-vjeçari Edison Malaj, i cili punonte si punëtor ndërtimi u shtyp nga një pllakë betoni që ra nga një vinç, shkruajnë mediat italiane.

Edison Malaj ishte së bashku me punëtorët e tjerë në sheshin ku po punohej, teksa për asrye ende të pakonstatuara pllaka e transportuar nga vinçi u shkëput duke e goditur drejtpërdrejt.

Edhe pse shumë mjekë ndërhynë për ta shpëtuar ishte e pamundur. Ndërsa Prokuroia Publike hapi një çështje për të zbardhur ngjarjen dhe për të hetuar kompaninë e ndërtimit.

itali shqiptari ne itali

Sondazh

Poll