Sport

VIDEO / City dhe Chelsea ndajnë pikët, kreu largohet!

Pas kësaj përballjeje Manchester City vazhdon të qëndrojë në vend të tretë me 53 pikë, teksa Chelsea renditet në vend të dhjetë me 35 pikë.

17 Shkurt 2024, 21:11 Nga DOSJA
VIDEO / City dhe Chelsea ndajnë pikët, kreu largohet!

ANGLI - Manchester City-Chelsea ndajnë pikët në takimin e javës së 25-të të Premier League, me sfidën e luajtur në “Etihad Stadium” që u mbyll me barazimin 1-1. Vendasit diktuan ritmin e sfidës, megjithatë ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Sterling që zhbllokoi takimin në minutën e 42’.

City vazhdoi me sulmet, por gjeti barazimin vetëm në minutën e 83’, me Rodrin që shënoi me një goditje të fortë.

Pas kësaj përballjeje Manchester City vazhdon të qëndrojë në vend të tretë me 53 pikë, teksa Chelsea renditet në vend të dhjetë me 35 pikë.

<iframe width='640' height='400' src='https://dawq32xw.hoolights.com/embed/MR2WXflI97Y50' style='border:none;' allowfullscreen></iframe>

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll